Pas sulmeve raketore të Iranit ndaj Izraelit, çmimi i naftës u rrit mëngjesin e së mërkurës. Nafta nga Deti i Veriut dhe ajo amerikane WTI u rritën të mërkurën në mëngjes me më shumë se një për qind e gjysmë, në 74,74 dhe 71,04 dollarë për fuçi (159 litra). Të martën çmimet u rritën me rreth 2.5 për qind.