Rritja e çmimit të plehrave kimikë dhe karburantit edhe këtë vit ka vendosur në vështirësi fermerët e fshatit Seman në Fier. Edhe pse presin një prodhim të mbarë të misrit, për ta, tregu vijon të mbetet problem. Kjo pasi grurin ende nuk e kanë shitur.