Cmimet e naftës vijuan rritjen këtë të premte, ndërsa shumica e bursave aziatike shënuan humbje, pas zbehjes së shpresave për rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit. Tregjet ishin optimiste në fillim të javës, pasi presidenti amerikan Donald Trump anuloi sulmet ndaj Iranit dhe deklaroi se një marrëveshje ishte pranë.