Çmimet botërore të naftës u rritën me 5 për qind të mërkurën, pas sulmeve të reja në Lindjen e Mesme dhe frikës për ndërprerjen e furnizimit. Nafta Brent, referenca kryesore ndërkombëtare, u shtrenjtua me 5.3 për qind, duke arritur në 88.57 dollarë për fuçi. Nafta amerikane u rrit me 5 për qind, në 83.25 dollarë për fuçi.