Nafta mund të arrijë në 3 euro për litër në Itali, nëse përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme. FederPetroli paralajmëron se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit mund të rëndojë faturat e familjeve dhe bizneseve gjatë vjeshtës. : Nafta mund të arrijë në 3 euro për litër në Itali brenda pak muajsh, nëse përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme dhe nuk zhbllokohet situata në Ngushticën e Hormuzit. Alarmi është ngritur nga presidenti i FederPetroli Italia, Michele Marsiglia. Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një rritje të menjëhershme, por për një skenar të mundshëm në mungesë të uljes së tensioneve. Sipas Marsiglias, vazhdimi i krizës mund të shkaktojë një përmbysje të fortë të tregjeve energjetike. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka arritur në 92–93 dollarë për fuçi, ndërsa gazi tregtohet rreth 63 euro për megavatorë. Pikërisht rritja e gazit konsiderohet shqetësimi më i madh për familjet dhe bizneset italiane, pasi pasojat mund të ndihen në faturat e muajve tetor dhe nëntor.