Çmimet e naftës vijuan rritjen e fortë këtë të martë, ndërsa po zbehen shpresat për një marrëveshje që do të mundësonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Situata ka rikthyer shqetësimet për inflacionin dhe ka shtuar pritshmëritë për rritjen e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara.