Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish për protestën e 17 prillit. Ai tha se data 17 prill do të jetë një revoltë e fuqishme e shqiptarëve në mbrojtje të interesave më jetike. “Do jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të interesave te tyre më jetike. Mbrojtjes nga vjedhjet e qeveritarëve, vokacionet të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh.”, tha ai.