Mbi 68 mijë fermerë i janë përgjigjur thirrjes së Skemës Kombëtare. Por masa më tepër e kërkuar nga bujku shqiptarë ka qenë ajo e naftës falas, ku më shumë se 54 mijë fermerë kërkojnë të punojnë tokën me naftën pa taksa. Përballë kësaj kërkesë ministria e bujqësisë, Frida Krifca, thotë se të parët që do të marrin mbështetje do jenë pikërisht këta fermerë. Me qëllimin e vetëm që fermerit shqiptarë t’i ulen kostot e prodhimit bujqësor.