Prej 18 ditësh, Bordi i Transparencës nuk ndryshon çmimin e naftës. Edhe pse nga vendimi i fundit në 12 tetor, çmimi i 1 ton naftë është ulur me 15% kjo nuk është reflektuar nga Bordi i Transparencës. Ekspertet e ekonomisë analizojnë shifrat dhe thonë se me çmimin e naftës me pakicë, Shqipëria lë pas dhe Luksemburgun, vendi me të ardhurat më të larta për frymë në Europë.