Shqiptarët në Greqi janë mbledhur sot para sheshit Sintagma në Athinë, duke iu bashkuar kështu protestës kundër investimit në Zvërnec. Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, bën me dije se shesh kanë dalë shqiptarë, grekë dhe palestinezë, me pankarta në duar, duke kërkuar anulimin e projektit. E ndërkohë ditën e sotme ka pasur sërish protesta edhe në diasporë, si në Milano apo në Uashington DC.