“Rama ik, Berihsa ik”! Kjo ishte thirrja kryesore e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe në ditën e 43 të protestës. Protestuesit kërkuan sërish rrëzimin e klasës politike, duke shprehur bindjen se nuk largohen nga sheshi. Në protestën e 43, në shesh ishin edhe banorë të Durrësit, që preken nga projekti TID, investim që synon riqendërzim të zonës arkeologjike.