Edhe pse Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë diell gjatë vitit, të paktën në Europë shqiptarët rezultojnë me mungesë të vitaminës D. Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji shpjegon se pothuajse 90 % e personave që e masin rezultojnë me mungesë të kësaj vitamine, e cila vepron si hormon në organizëm.