Braçe ka reaguar ndaj jehonës që protesta dhe debati mbi zhvillimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri kanë marrë në mediat ndërkombëtare. Sipas tij, vëmendja e mediave të huaja nuk duhet të shndërrohet në një përplasje politike që lidhet me beteja të tjera globale, por të fokusohet te sfida reale e vendit për të gjetur ekuilibrin mes zhvillimit ekonomik, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit. Në reagimin e tij, ai thekson se Shqipëria ka nevojë të ruajë natyrën dhe biodiversitetin, por njëkohësisht të mos humbasë mundësitë për investime që ndikojnë në rritjen dhe mirëqenien e vendit.