Top Channel/“Na kontrollojnë deri te të brendshmet”, Saimir Visha: Në cilin vend të botës ndodh kjo
08/09/2026 19:29

Rregullorja e re që kufizon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore ka shkaktuar reagimin e fortë të avokatëve, të cilët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe hyn në fuqi menjëherë. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, kërkoi pezullimin dhe rishikimin e menjëhershëm të rregullores, si për avokatët, ashtu edhe për median. Ai tha se deri më 8 shtator Dhoma nuk kishte marrë asnjë reagim institucional për shqetësimet e ngritura. “Deri më sot, më 8 shtator, nuk kemi asnjë reagim, qoftë edhe negativ. Është një mungesë respekti institucional që na konfirmon trajtimin që i bëjnë avokatit në seanca konkrete”, deklaroi Haxhia. Ai solli si shembull rastin e avokatit Dorian Matlija, të cilit, sipas tij, i është hequr celulari dhe është gjobitur, ndërkohë që dy përfaqësuesit e akuzës kanë qenë të pajisur me celularë. Ndryshe nga qëndrimet në favor të bojkotit të menjëhershëm, avokati Përparim Sanxhaku kërkoi që fillimisht të shterohen të gjitha rrugët ligjore dhe administrative. “Të ndjekim të gjitha hapat ligjorë para se të shkojmë te bojkoti i seancave. Çfarë do të fitojmë me bojkotin? Sa do ta çojmë? Do ta çojmë në pafundësi? Nëse ka rrugë të ankimit gjyqësor dhe administrativ, të shkojmë në atë rrugë”, deklaroi Sanxhaku.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36