Top Channel/ Myslimanët në Gaza përjetojnë ferrin, Erdogan kërkon ndihmën e Papës!
17/05/2021 17:14

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi Papa Françeskut të ndihmojë në mobilizimin e botës me qëllim të vendosen sanksione kundër Izraelit për "masakrën" ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës. Turqia ka shtuar angazhimin diplomatik për situatën në Gazaa dhe telefonata mes Erdoganit dhe Françeskut u zhvillua në këtë linjë, thotë REL. Kreu i shtetit turk ia bëri të qartë Papës se "gjakderdhja ndaj palestinezëve do të vazhdojë nëse komuniteti ndërkombëtar nuk e fshikullon shtetin hebre me sanksione”. Ankaraja konsideron se mesazhet e Papës janë të një rëndësie të veçantë për të “mobilizuar botën e krishterë dhe bashkësinë ndërkombëtare". kreu i Kishës Katolike deklaroi më herët se humbja e jetëve të pafajshme në Gaza ishte "e tmerrshme dhe e papranueshme". Erdogan, i cili ka mbështetur çështjen palestineze gjatë qeverisjes së tij 18-vjeçare, ka folur vazhdimisht kundër veprimeve të Izraelit. avionët luftarakë izraelitë ndërmorën së fundi 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, shënjestra e të cilave sic u tha, ishin objektivat e terroristëve në enklavën palestineze. Ushtria izraelite deklaroi se ka shkatërruar 15 kilometra tunele të militantëve e ka rrafshuar shtëpitë e nëntë komandantëve të Hamasit. e diela u përshkrua nga zyrtarët palestineze si dita më vdekjeprurëse që prej ripërtëritjes së konfliktit gjatë fillimjavës së kaluar. 192 persona kanë humbur jetën deri tani që prej shpërthimit të dhunës, 58 nga të cilët janë fëmijë e 34 gra.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04