Parlamenti i Myanmarit ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin me vdekje për personat që mbajnë peng, torturojnë ose detyrojnë me dhunë individë të punojnë në qendrat e mashtrimeve online. Ligji "Kundër Mashtrimeve Online", i miratuar nga parlamenti i mbështetur nga ushtria, është akti i parë ligjor i qeverisë së re të drejtuar nga presidenti Min Aung Hlaing.