Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Muzeun Arkeologjik të Durrësit të mbyllur e në rikonstruksion, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Megjithatë Qendra Muzeore e Durrësit ka zgjedhur këtë ditë për të qenë pranë qytetarëve dhe të rinjve. Në ambientet e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” u çel ekspozita “Muzeu jashtë Muzeut”, që sjell informacion dhe artefakte të zgjedhura nga koleksionet muzeale.