Muzeu i Ikonografisë Onufri në lagjen Kala të Beratit është një nga ndalesat kryesore të vizitorëve e turistëve nga e gjithë bota, që në cdo stinë të vitit. Edhe ky muze si shumë institucione të ngjashme jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë botën po rimëkëmbet nga pasojat e pandemisë. Përgjegjësi i sektorit në këtë muze Arjan Prifti thotë se më në fund vizitorët po shtohen dhe shifrat po i afrohen periudhës së para pandemisë.