Në një ndër godinat më karakteristike të qytetit të Lezhës, Muzeu Etnografik është kthyer në një pikë referimi për turistët e huaj që vizitojnë zonën. Brenda mureve të tij ruhen sende me vlerë historike, të cilat dëshmojnë për mënyrën e jetesës së shqiptarëve ndër vite.