Pas gati një viti restaurimi dy muze të reja i janë rikthyer Gjirokastrës për t’u vizituar. Muzeu i dikurshëm etnografik po risillet me një qasje tjetër orientuar nga teknologjia. Restaurimi i këtij muzeu u parapri nga një diskutim rreth përmbajtjes, nëse do të duhej të kishte një dhomë dedikuar figurës së Enver Hoxhës, nëse do të duhej të ishte muze etnografik apo një muze i diktaturës.