Top Channel/ Musk “ul kokën” para Trumpit, pendohet për sherrin: “Shkova shumë larg…”!
11/06/2025 11:51

Elon Musk është tërhequr nga pozicioni i ashpër që mori në sherrin publik me Donald Trump, e tani thotë se i vjen keq për disa nga postimet e tij në lidhje me presidentin amerikan. CEO i Tesla-s kërkoi shkarkimin e Trump dhe pretendoi se emri i tij shfaqet në dosjet e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein.““Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth presidentit Donald Trump javën e kaluar. Ato shkuan shumë larg”, ka shkruar Musk në platformën e tij X. Postimi vjen gati një javë pas përplasjes me shefin e Shtëpisë së Bardhë përmes të njëjtës platformë, cka shënoi një goditje të fortë për marrëdhënien e ngushtë mes tyre, që shënjoi të gjithë pjesën e parë të administratës së dytë të Trumpit. Të dy ata, si përdorues të zjarrtë të mediave sociale, përshkallëzuan ndjeshëm në rrjet retorikën kundër njëri-tjetrit, deri në pikën ku Musk doli me pretendimin se Trump nuk do të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2024 pa ndihmën e tij, ndërsa presidenti argumentoi se Tesla po “kalonte një kohë të vështirë” dhe se Musk ishte “i lodhur” kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në fund të majit.Elon Musk u largua në fund të muajit të kaluar nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale. Largimi i tij shënoi fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish.

Horoskopi/ Fati për 12 shenjat e zodiakut për këtë fundjavë – Në Shtëpinë Tonë
13/11 12:07
“Punët e shtëpisë një robot”, Ermand Mertenika: Do pastrojë, do lajë, kujdeset për fëmijët
13/11 12:06
A mund të bëhet një robot, shoku i një të moshuari të vetmuar? – Në Shtëpinë Tonë
13/11 12:06
Inteligjenca artificiale hyn në shtëpi, ndihmë apo rrezik? Flet fizikanti biomjekësor
13/11 12:03
Familja e së ardhmes, a do bashkëjetojmë me robotët në një shtëpi – Në Shtëpinë Tonë
13/11 12:02
“Sallatë me patate, bishtaja jeshile dhe ton”, nga Iva Tiço – Në Shtëpinë Tonë
13/11 11:14
“Nuk dua t’i mërzis”, influencerja: Ja historia ime me prindërit e mi – Në Shtëpinë Tonë
13/11 11:07
Kufiri i pastorit me babain e tij: I kam thënë, mos më fol më për Sali Berishën-Në Shtëpinë Tonë
13/11 11:07
“Prindërit nuk e dinë që jam në emision”, gazetarja: Ja arsyeja pse nuk tregova – Në Shtëpinë tonë
13/11 11:07
Prindërit, deri ku duhet të dinë për fëmijët? Vendimet vetëm apo me dijeninë e tyre-Në Shtëpinë Tonë
13/11 11:00
Qypat e baltës nga krijimi në produktin final. Njihuni me mjeshtrin që ruan traditën
12/11 12:00
Keni hernie diskale? Ja ushtrimet e sigurta nga fizioterapisti që ju lehtësojnë – Në Shtëpinë Tonë
12/11 11:35
Topin në qafë apo tek muskujt? Margen Sala ju tregon pozicionet për uljen e tensionit
12/11 11:35
Probleme me cervikalen? Vetëm me një top, do të lehtësoni tensionin në këtë zonë – Në Shtëpinë Tonë
12/11 11:35
Dhimbjet e qafës! Ja ushtrimet nga fiziozerapisti që mund t’i bëni nga shtëpia – Në Shtëpinë Tonë
12/11 11:35
“Gjoks pule Dimal me speca tre ngjyrësh” nga Iva Tiço – Në Shtëpinë Tonë
12/11 11:00
“800 euro dhuratë”, suprizon e ftuara: Ja momenti surprizë që e ka habitur
12/11 10:30
Dhurata për interes? Të ftuarat e pranojnë se kanë marrë të tilla. Ja cilat janë
12/11 10:30
Lule, verë ose ëmbëlsira! Ja dhuratat e zakonshme kur shkojmë për vizita familjare
12/11 10:30
“Më pëlqen prezenca e atyre që kam”, blogerja: Nuk më ndikon në humor, si vijnë të ftuarat
12/11 10:30