Përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë po ecën shumë më ngadalë nga sa kishte parashikuar Kremlini. Në skenarët e Vladimir Putinit, njësitë ruse duhej ta kishin marrë tashmë të gjithë Donbasin dhe të kishin rrethuar Zaporizhian, duke detyruar Volodymyr Zelenskyn të kërkonte armëpushim. Por në terren realiteti rezulton ndryshe: Kievi po qëndron në mbrojtje dhe në disa sektorë po kalon edhe në kundërsulm.