Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01/2025 22:34

Elon Musk ka kundërshtuar publikisht projektin masiv të inteligjencës artificiale të njoftuar nga Presidenti Donald Trump, i cili parashikon investime deri në 500 miliardë dollarë në një kompani të re të quajtur “Stargate”. Musk, duke i referuar një burimi të tij të besuar, tha se “SoftBank” kishte siguruar më pak se 10 miliardë dollarë për projektin dhe akuzoi se mbështetësit e Trump nuk kishin para të mjaftueshme. Ai e bazoi këtë me informacionin se SoftBank kishte vetëm 24.3 miliardë dollarë në bilanc dhe mund të kishte vështirësi për të mbështetur një projekt të tillë nëse resurset financiare nuk ishin të mjaftueshme. Këto komente janë të lidhura me një mosmarrëveshje të vazhdueshme midis Musk dhe Sam Altman, CEO i OpenAI, një prej partnerëve kyç të projektit Stargate. Musk është në një proces gjyqësor me Open AI, duke e akuzuar atë për ndryshimin e misionit të tij jofitimprurës dhe për përdorimin e teknologjisë AI për përfitime private. Përgjigja e Altman ndaj Musk, në të cilën ai e akuzon për keqinterpretim të situatës, thekson se ky investim është një mundësi e madhe për SHBA-në, dhe ai shpreson që Musk, në pozitat e tij të reja, të vendosë interesat e vendit para kompanive të tij. Në anën tjetër, burimet e përfshira në projektin “Stargate” kanë mohuar pretendimet e Musk, duke theksuar se kompanitë si “SoftBank”, “Oracle” dhe “OpenAI” kanë mundësi të rrisin kapitalin përmes borxhit dhe investitorëve të tjerë, dhe se ato kanë mjaftueshëm fonde për të mbështetur një projekt të tillë.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50