Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen për blerjen e Twitterit. Ai ka deklaruar se tani është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për blerjen e kësaj platforme sociale me çmimin që kishte ofruar disa muaj më herët, përpara se të tërhiqej nga marrëveshja. Ky ndryshim i qëndrimit vjen vetëm disa javë para se të dyja palët pritej të përballeshin në gjykatë për këtë çështje.