Në Shqipëri numri i vatrave me murtja ka shkuar në tre, Bulqizë, Peqin dhe Shkodër. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes që u mer jetën bagëtive të imta, ministri I bujqësisë, Andis Salla së bashku me trupën e veterinerëve të AKVMB-së kanë hartuar planin e monitorimit që prek të gjitha fermave blegtoriale , duke vënë në dispozicion 10 mijë testë serologjike ne 708 ferma të bagëtive të imta.