Myslim Murrizi nuk ia doli të sigurojë një ulëse ne Kuvend por paralajmëron se do te jete deputet ne legjislaturën e re. Në një intervistë të për Top Channel ai zbulon se kush nga koleget nga lista e Partisë Demokratike në Tiranë do humbë mandatin e fituar duke bërë që ai të futet ne Kuvend. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD akuzon lidershipin e partisë për opozitë selektive, ndërsa paralajmëron se nëse do te hapet gara për kreun e Partisë Demokratike ai do jetë kandidat qoftë dhe përballë Sali Berishës.