40 firmëtarët që vulosën pavarësinë e Shqipërisë do të jenë përjetësohen në një murale me ngjyrat kuq e zi, në qytetin e Vlorës. Autori që do ta realizojë, Bledar Çakalli 32 vjeç thotë se realizimi i saj është një thirrje gjaku për të mbajtur gjallë historinë kombëtare. I kthyer disa vite më parë nga emigrimi, Bledar Çakalli, thotë se këtë punë po e kryen me pasionin më të madh për të transmetuar historinë e vendit tek brezat e rinj.