Shoqata gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kryer një anketim në lidhje klimën e biznesit në vendin tonë. Rezultatet e tij sinjalizojnë sinjalizojnë një përmirësim të ngadaltë, për situatën ekonomike, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin. Anketimi niste me pyetjen se si e vlerësojnë bizneset situatën aktuale ekonomike në Shqipëri. “45% e të anketuarve e vlerësojnë atë negativisht. Në anketim u përfshinë 44 kompani nga Shqipëria.“- tregon Bledar Mankollari, Drejtor Ekzekutiv i DIHA.