Shoqata: Sektori i Bareve dhe Restoranteve ka 20 % mungesa në punëtorë. Përveçse nuk ka punëtorë, nuk ka edhe klientë. Çmimët në bare dhe restorante do të rriten 20-30%, këtë vit. Sipas Institutit të Statistikave INSTAT, në Shqipëri ka rreth 20 mijë bare dhe restorante dhe në këtë sektor punojnë gati 100 mijë njerëz.