Top Channel/ “Mund të ikja dhe në Dubai?! Ermal Beqiri sfidon autoritetet franceze: Ja pse qëndrova
25/08/2026 23:17

Gjykata e Apelit në Francë vendosi të lërë në qeli biznesmenin shqiptar, Ermal Beqiri, duke rrëzuar kërkesën e tij për liri. Ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, biznesmeni Beqiri, një prej figurave kyçe në dosjen e SPAK për tenderat e AKSHI-t, u përball me drejtësinë franceze. Gjatë seancës gjyqësore, ai u shpreh me ironi para togave të zeza se mund të ishte fshehur kudo, por zgjodhi Francën, për shkak të lidhjeve me këtë vend. “Arrita në Francë në moshën 16 vjeç, kam familjen time të dytë këtu. Po, lëviz shumë, në Turqi, Slloveni, Francë… Mund të kisha shkuar kudo, madje edhe në Dubai, por e dua Francën. Edhe nëse nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, as më të mirin për taksat…”. Avokati i biznesmenit të arrestuar argumentoi se ai është viktimë e "ndalimit të paligjshëm", duke shtuar se përpara incidentit të Penly, klienti i tij kishte zbuluar se ishte i kërkuar dhe kishte informuar autoritetet franceze: "Ai u vu në dispozicion, dha adresën e tij, si mund të flasim për një 'të arratisur të kërkuar'?, tha gjatë seancës mbrojtja e Beqirit. Ermal Beqiri u arrestua pasi fluturoi me avionin e tij privat në një lartësi të ulët mbi centralin bërthamor Penly të Francës. Përballë autoriteteve franceze, më 27 korrik, Beqiri ka deklaruar se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin kur kaloi mbi central ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Ai u dënua nga autoritetet franceze me një gjobë prej 7 mijë eurosh, por vijon të qëndrojë në burg, pasi autoritetet shqiptare i kanë dërguar Francës një kërkesë për ekstradimin e tij. Hetimet e SPAK zbuluan se Ermal Beqiri kishte blerë një kështjellë me vlerë 2,6 milionë euro në Francë dhe kishte një llogari bankare me vlerë 2 milionë euro. SPAK e akuzon biznesmenin për veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top News – Dy të vdekur nga shpërthimi në Elbasan. Gjendet i pajetë 69 vjeçari, 10 të plagosur
05/11 10:33
Top News – Arrestohet ‘i forti’ i Saukut! U kap me armë e jelek antiplumb
05/11 10:05
Top Channel/ Gjyqi I themelit, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
05/11 10:03
Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40