Top Channel/ “Mua më ndihmoi Zoti, Andi Malokun jo”, dëshmi të reja për atentatin ndaj Arjan Ndojës
17/10/2025 22:15

Procesi gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, për atentatin ndaj Arjan Ndojës, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut po vijon ende. Top Channel ka zbuluar një pjesë të dëshmisë të Beqir Boja, i cili ishte caktuar si pajtuesi i gjaqeve. “Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë kryetari i këshillit të komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për të birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjë lloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut. Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjes në shtëpi i thashë që na ka dërguar familja e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presi sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak”, tha ai. Julian Meçaj ka deklaruar se po i shkelet parimi i procesit të drejtë ligjor, teksa nga ana tjetër Plaurent Dervishaj është shprehur se ka qenë fat shpëtimi i tyre. “Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë kur asnjëri prej tyre as më njeh dhe as i njoh, unë tani s’po di të mbroj veten time. Nuk ka logjikë e gjitha kjo këtu, shkelet parimi i procesit të drejtë ligjor. Mos na ofendoni inteligjencën, unë se kuptoj për çfarë vijnë”, tha Julian Meçaj. “Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjarjen. Po dënohet vetëm një palë, ndërsa pala tjetër është e ç’lirë, këtu nuk është cilësuar ende kush ka qenë shënjestër”, tha Plaurent Dervishaj. Për ngjarjen time të qershorit, unë e quaj fat qe në kemi qenë në atë makinë, kemi shpëtuar sepse kam pas dhe makinën e djalit. Mua më ndihmoj Zoti ndërsa Andi Malokun se ndihmoi. Nuk po kërkoj mëshirë nga ju në lidhje me këtë çështje, na dënoni për atë që kemi në kurriz, jo për ato që si kemi. Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe Rrumi, ka rrëfyer në gjykatë versionin e tij rreth atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Vullnet Muça, i arrestuar për tjetërsim pronash, ka deklaruar se shtëpitë e tyre janë ngjitur me atë të Andi Malokut, teksa sa i përket ish-prokurorit, ai ka treguar rreth njohjes që ka pasur me të. Vullnet Muça: Në Sukth kam jetuar gjatë 2019, Palurentin e kam dëgjuar si emër, nuk kam pas muhabet, ata të pandehurit e tjerë nuk i njoh. Aleksandër Lahon e kam vëlla, e kam marrë vesh nga televizori në që i kishin bërë atentat. Më pas kam mësuar se ishte në makinë me Arjan Ndojn dhe Andi Malokun, ne s’kemi pas asnjë përplasje me palën tjetër na erdhi si bombë e gjithë ajo që ndodhi, por ne ishim duke u marrë më shumë me spitalet, se ai kishte një plumb në kokë. Me këto persona s’kemi pas asnjë problem as debate as asgjë ne i kemi njohur nga Durrësi, se kështu jemi njohur. Pas ngjarjes na kanë ardhur njerëz për vizitë. Arjan Ndojën e kam takuar 2-3 herë si dashamirës para ngjarjes. Ndërsa pas ngjarjes jemi taku disa herë dhe ai na ka thënë presim të ja lëmë kohës që të shohim nga na erdhi kjo gjeja. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Shtëpitë tona janë ngjitur, me të Andi Malokut. Unë nuk di shumë vetëm ato që kam parë në televizor. Vëllai im ka pas në 2019 një Benz të zi, (një si rrumbullak). Vëllai nuk është se ka mbajtur shofer, nuk njoh persona me pseudonimin Meçe, Mond Çekiçin e kam njohur kur shiheshim respektoheshim por jo ndonjë gjë tjetër. “Pse keni ardhur i shoqëruar me polici”, e pyet avokat Ilia. “Më kanë dhënë ca letra aty dhe me thanë qe je arrestuar për punë ca mesazhesh, ato mesazhet kishin lidhje me çështje tokash. Unë kur të doni këtu jam, nuk jam marrë më falsifikim pronash ato janë dyshime do ta vendosi prokuroria gjykata”, deklaroi Muca. Avokat Ilia Ilia: Çfarë keni dëgjuar për Plaurent Dervishin? Vullnet Muça: Kam dëgjuar si qytetar Durrësi domethënë si drejtues grupi kriminal, unë s’kam më shumë të dhëna se s’më kanë interesu, unë se njoh Aldo Avdylajn ndërsa Astritin e njoh por jo të kem pas marrëdhënie. Enea Lumen nuk e njoh. Më Edmond Çekiçin nuk kam pasur asnjë konflikt kurrë, ku shiheshim respektoheshim. Zoti avokat unë jam në 8-vjeçare ju më pyesni mua për këto çështje, unë nuk di me shkrujt. Stiven Mziu nuk është i punësuar nga vëllai im. Unë doja me thënë vetëm një gjë, dhe zotëria atje e din edhe vet që ne jemi gabimisht në këtë gjë. E dimë shume mirë të dyja palët që kemi rënë viktimë, e dimë mirë ne se çfarë bëhet ne Durrës. Ndërkohë GJKKO la në burg shtetasin Amar Shkëmbi, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Dubai I cili akuzohet nga GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.

Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04