Top Channel/ Mrekulli në Venezuelë! Me 140 ton rrënoja mbi trup, shpëton mrekullisht një burrë
02/07/2026 21:55

Një burrë është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, tetë ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor. Hernan Gil u shpëtua pas një operacioni të ndërlikuar, më shumë se 100 orë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizonin vendndodhjen e tij nën rreth 140 tonë rrënoja. Në operacion morën pjesë qindra efektivë nga Venezuela, Kili, Kosta Rika, El Salvadori, Meksika, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara. Një zjarrfikës kilian e cilësoi misionin si “operacionin më kompleks dhe teknikisht më të vështirë” të karrierës së tij. Gjatë përpjekjeve, kanalet e krijuara për të arritur te i mbijetuari u shembën disa herë, duke rrezikuar si ekipet e shpëtimit, ashtu edhe vetë Gilin. Pasi arritën kontakt vizual me të përmes një kamere të vogël, ekipet i siguruan ujë, maskë mbrojtëse, syze dhe serum. Sipas mjekëve, ai ishte në gjendje të qëndrueshme dhe, për mrekulli, nuk kishte pësuar lëndime serioze. “Hernán na fliste vazhdimisht, na inkurajonte të vazhdonim dhe madje kërkonte pije me shijet e tij të preferuara”, treguan anëtarët e ekipit të shpëtimit. Gil ndodhej në një kabinë betoni në bodrumin e parkimit pranë qendrës tregtare Galerias Playa Grande, në qytetin Catia La Mar, kur goditën dy tërmetet. Sipas autoriteteve, struktura e kabinës krijoi një “guaskë” mbrojtëse që i shpëtoi jetën. Bilanci zyrtar i dy tërmeteve ka arritur në rreth 2.300 viktima, ndërsa dhjetëra mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55