Top Channel/Mrekulli në mes të tragjedisë!Foshnja 6-muajshe gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit
11/08/2026 21:55

Një foshnjë gjashtëmuajshe është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Cali të Kolumbisë, në një prej momenteve më prekëse pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi vendin mëngjesin e së hënës, më 10 gusht. Pamjet e shpëtimit, të publikuara në rrjetet sociale, janë bërë virale dhe kanë sjellë një shkëndijë shprese mes skenave të shkatërrimit të shkaktuara nga tërmeti. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodheshin në një prej ndërtesave të shembura në Cali, kur gjatë operacionit konstatuan shenja jete nën rrënoja. Pas ndërhyrjes, shpëtimtarët arritën të nxirrnin foshnjën të gjallë. Nën rrënoja ndodhej edhe nëna e foshnjës, e cila, sipas raportimeve, ishte përpjekur ta mbronte fëmijën e saj në momentin kur ndërtesa u shemb. Por ndërsa lajmi për shpëtimin e foshnjës solli emocion në të gjithë vendin, situata mbetet dramatike në Cali, ku disa ndërtesa kanë pësuar dëmtime të rënda. Një prej rasteve më të rënda është ai i Spitalit Universitar të qytetit, ku u shembën pjesë të disa kateve të sipërme, duke prekur edhe repartin e Pediatrisë. Sipas drejtorit të spitalit, Irne Torres Castro, rreth 30% e infrastrukturës së institucionit është dëmtuar nga tërmeti. Dëmet përfshijnë tre kate ku ndodheshin Pediatria, Mjekësia e Brendshme dhe një pjesë e Njësisë së të sapolindurve. Të paktën katër persona janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa pacientë të tjerë janë evakuuar dhe transferuar në spitale të tjera. Rreth 600 persona u detyruan të evakuoheshin nga spitali dhe të merrnin trajtim jashtë godinës, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për persona që mund të kenë mbetur të bllokuar. Guvernatorja e Valle del Cauca, Dilian Francisca Toro, konfirmoi se ka ende persona nën rrënoja. Zjarrfikësit dhe ushtarët janë angazhuar në operacionin e shpëtimit, ndërsa ekipet po punojnë kundër kohës për të nxjerrë të mbijetuarit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë kaosin pas tërmetit. Pacientët transportohen me barela jashtë spitalit, ndërsa mjekët dhe infermierët janë mbledhur në oborrin e godinës. Në një prej skenave më të dhimbshme, infermieret janë detyruar të kujdesen për të porsalindurit në rrugë, pasi repartet e pediatrisë dhe neonatologjisë u prekën nga dëmtimet e shkaktuara nga lëkundjet. Tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Kolumbisë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për kërkimin e personave të bllokuar nën rrënoja.

Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48