Top Channel/ Mrekulli në Kolumbi! Mbijetoi 36 orë nën rrënoja, 32-vjeçarja nxirret e gjallë
12/08/2026 22:15

Një grua 32-vjeçare është nxjerrë gjallë nga rrënojat 36 orë pasi mbeti e bllokuar nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë. Daniela Largo u shpëtua në qytetin e Pereira-s pas një operacioni që zgjati rreth 10 orë. Ekipet e shpëtimit arritën ta lokalizonin pasi një banor dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë. Me ndihmën e një kamere të vogël, zjarrfikësit përcaktuan vendndodhjen e 32-vjeçares, por rruga drejt saj ishte bllokuar nga katër pllaka të rënda betoni. Ekipet hapën dy tunele për ta nxjerrë. Përmes njërit prej tyre i siguruan oksigjen, ndërsa tuneli i dytë u përdor për ta liruar nga rrënojat. Pas shpëtimit, Largo u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore. Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në Kolumbinë perëndimore. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 188 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në Pereira janë shembur të paktën 92 ndërtesa, ndërsa në Cali ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për personat e bllokuar nën rrënoja. Shpëtimi i Daniela Largos është kthyer në një moment shprese për ekipet e emergjencës, të cilat vijojnë operacionet në zonat më të goditura nga tërmeti.

Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10