Top Channel/ Mrekulli kineze! Hapet tuneli më i gjatë në botë, vepër e jashtëzakonshme inxhinierike
28/12/2025 19:58

Në Kinë, aty ku vargmalet kanë ndarë qytete dhe komunitete prej shekujsh, infrastruktura moderne po riformëson hartën. Këtë fund-dhjetor, Kina ka hapur për qarkullim tunelin më të gjatë në botë, prej 22.13 kilometrash. Ky tunel kalon përmes maleve qendrore të Kinës dhe ka shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit. Një rrugë e rrezikshme malore që më parë zgjaste disa orë, tani përshkohet për vetëm 20 minuta. Me hapjen e këtij tuneli, udhëtimi mes Urumqit, qytetit më të madh në veri, dhe Korla, qendra kryesore urbane e jugut, është zvogëluar nga rreth shtatë orë në afro tre orë. Ky projekt përfaqëson një sfidë të jashtëzakonshme inxhinierike: tuneli arrin një thellësi maksimale prej 1112 metrash nën tokë dhe kalon nëpër 16 zona të çarjeve gjeologjike. Për ndërtimin e tij, inxhinierët dhe 3000 punëtoret e angazhuar në projekt janë përballur me presion të lartë shkëmbor, aktivitet sizmik, temperatura ekstreme dhe kushte të vështira mjedisore. Për të përballuar terrenin brutal të maleve Tianshan, inxhinierët kinezë zhvilluan një sistem inovativ të quajtur “tre tunele dhe katër puse vertikale”. Në vend të një galerie të vetme, u hapën tre tunele paralele: një tunel kryesor dhe dy ndihmës anësorë. Këto tunele ndihmëse shërbyen për vlerësime të vazhdueshme gjeologjike përpara gërmimit kryesor, për akses të sigurt të punëtorëve dhe makinerive, si dhe për ventilim dhe evakuim emergjent. Projekti konsiderohet një hap strategjik për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore të vendit, duke treguar edhe një herë se ambicia kineze ‘shpon’ dhe malet.

Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Skenari ndryshon/ Efektet e luftës në turizëm, flasin ekspertët: Duhet shfrytëzuar! | Breaking
17/03 15:40
Top News – Izraeli përshëndet Shqipërinë. Rezoluta kundër Iranit, ‘akt historik i moralit të lartë’
17/03 15:36
Top News – ‘Reforma territoriale, urgjencë’. Demo: Sfidat e bashkive shtohen me integrimin në BE
17/03 15:36
Top News – 30 mld lekë suficit në dy muaj. Të ardhurat e Qeverisë rriten, shpenzimet jo edhe aq
17/03 15:31
Top News – ‘Dumani ju gënjen prej 3 vitesh’. Dëshmia e grabitjes në Elbasan dhe roli i Nuredinit
17/03 15:31
Top Channel/ Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit, besimtarët luten për përfundimin e luftërave
17/03 15:27
Top Channel/ “Hiri”, ekspozita e Enea Ziut, Bibla dhe metafizika ndërthuren në Tiranë
17/03 15:26
Top Channel/ Skandali i misrit të kontaminuar, 104 tonë i mykur në treg, AKU masa dhe kallëzim
17/03 15:23
Top Channel/ Dosja “Bami” kalon në gjykim, bashkë me Durim Bamin në gjyq edhe 6 të tjerë
17/03 15:22
Top Channel/ Autoboti përplas për vdekje një grua në Tiranë, udhëtonte me motor elektrik
17/03 15:19
Top News – Integrimi europian, Berisha: Rama mashtroi me pasaportën false të BE
17/03 15:15
Top News – ‘Neni Basha nuk ka pse preket’ / Berisha: Rama bën farsë elektorale, jo zgjedhje
17/03 15:15
Top News – Statuti, Berisha për ‘Nenin Basha’: E kishte mendjen te koalicioni me Ramën
17/03 15:15
Top News – Një burg për 13 vjeçarët në Suedi / Ulet mosha e përgjegjësisë penale, reformë gjyqësore
17/03 15:10
Top News – Plumba blu për djemtë, rozë për vajzat / Detaje për ‘Snajperat e fundjavës’ në Sarajevë
17/03 15:10
Top News – Ekuadori bombardon Kolumbinë / Lëshohet alarmi: Sulm nga ajri në kufi
17/03 14:49
Top News – Procesi i mbylljes së negociatave, Berisha: Disa vende të BE e bllokuan për Shqipërinë
17/03 14:46
Top News – ‘Fiket’ Kuba, miliona njerëz në errësirë / Rrjeti i energjisë pëson kolaps
17/03 14:38
Top News-Tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës/ Në hetim 2 braziliane, procedohet pronari i hotelit
17/03 14:07
DIGITALB DIGITALB