Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Golem të Shkodrës, ku përplasja mes një automjeti dhe një motomjeti ka rezultuar fatale për një 17-vjeçar. I riu ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, Elvis Ndrejaj 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.