Top Channel/ Moti i keq “pushton” Turqinë dhe Bullgarinë! Rrugët kthehen në lumenj, 8 viktima
06/09/2023 18:46

Moti i keq ka përfshirë Turqinë dhe Bullgarinë, me stuhi e erëra të forta, të cilat kanë lënë të vdekur tetë persona në të dy vendet. Pesë persona humbën jetën nga shirat e rrëmbyeshëm, që i kthyen rrugët e Stambollit dhe pjesë të Turqisë veriperëndimore në lumenj të vrullshëm. Stuhia e natës përmbyti pjesërisht një stacion metroje të Stambollit dhe detyroi evakuimin e shumë personave, si pasojë e gjendjes së vështirë. Vetëm në pak kohë i gjithë vendi u pushtua nga kaosi, ndërsa dëmet mbeten të larta. Sipas shërbimit të urgjencës, i cili ndodhet në terren, deri më tani raportohet për tre persona të zhdukur. Në një gjendje të rëndë është edhe Bullgaria, me stuhitë e furishme që lanë të vdekur tre persona. Shiu i dendur dhe stuhitë shkaktuan vërshimin e lumenjve, duke dëmtuar urat dhe ndërprerë lëvizjet në rajonin në jug të qytetit bregdetar të Burgasit. Të zhdukura vijojnë të mbeten dy gra të cilat ndodheshin në një makinë, e cila u mor nga rrjedha e ujit. Shumë makina u shkatërruan dhe disa rrugët mbetën të bllokuara nga dëmet. Rreth 4,000 persona janë prekur nga fatkeqësia përgjatë gjithë pjesës jugore të bregdetit bullgar të Detit të Zi, zonë në të cilën mbetën të bllokuar edhe turistët. Në Tsarevo, e cila shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, banorët dhe vullnetarët kanë nisur të pastrojnë mbeturinat që ka sjellë me vete rrjedha e ujit. Pamjet: AFP

Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48