Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, plazhet e Durrësit janë frekuentuar këtë fundjavë nga pushues të shumtë vendas, të huaj dhe nga diaspora. I nxehti përvëlues i ditëve të fundit është tërhequr këtë të shtunë, duke sjellë një rënie të lehtë të temperaturave dhe vranësira të alternuara me reshje të pakta shiu në gjirin e Durrësit. Megjithatë, pushuesit që po kalojnë këtë fundjavë në Durrës, shprehen se po shijojnë motin e freskët dhe detin e qetë.