Shiu i dendur dhe era e fortë që zgjatën gati 24 orë kanë bërë që në Korçë të ketë jo pak probleme. Era theu degët e pemëve që në disa raste dëmtuan edhe linjat e energjisë elektrike në qytet apo edhe në zonat e thella malore. Madje në lagjen 16 të Korçës era shkëputi çatinë e një pallati.