Dhjetëra pushues po largohen mesditën e sotme nga Shëngjini, për shkak të motit të keq dhe parashikimit se shirat do të vazhdojnë. E njëjta situatë paraqitet në Durrës dhe në qytetet e tjera bregdetare, duke “shkatërruar” planet e fundjavës për shumë qytetarë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.