Top Channel/ Mot ekstrem në Serbi! Stuhia vret dy persona, mes tyre një i mitur
22/07/2023 16:54

Serbia po përballet me ekstremitet të motit të ashpër me stuhi shkatërrimtare, të cilat i morën jetën një 12-vjeçari dhe një gruaje tjetër. Mediat vendase raportojnë se në qytetin verior serb të Novi Sadit, djali 12-vjeçar u gjet i vdekur në rrugë gjatë stuhisë, por mbetet e paqartë nëse ai ishte goditur nga rrufeja apo është vrarë nga rryma. Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa shumë rrugë kanë mbetur të bllokuara. Në fshatin Kovaçica, në verilindje të Serbisë, një grua ndërroi jetë nga tymi, pas shpërthimit të një zjarri, kur rrufeja goditi pemën pranë shtëpisë së saj. Stuhia e së premtes fillimisht goditi Slloveninë, duke vazhduar drejt Kroacisë, e më pas drejt Serbisë dhe Bosnjës, ku solli erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm. Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike dhe dëme të mëdha, përfshirë pemë të shkulura, të cilat dëmtuan automjete dhe çati shtëpish. Stuhia vdekjeprurëse vjen pak ditë pas vdekjes së gjashtë personave në rajon, katër prej të cilëve në Kroaci, një në Slloveni dhe një në Bosnjë. Meteorologët njoftuan se stuhitë ishin shumë të fuqishme, pasi erdhën direkt pas temperaturave shumë të larta, ndërsa shkaku kryesor janë nxitur nga ndryshimet klimatike. Të kundërtën po përjetojnë disa vende të Europës, pasi temperaturat vijojnë të mbeten ekstremisht të larta prej disa ditësh. Situata ende vijon problematike, pasi shpalljes së alarmit të kuq, deri në një njoftim të dytë. Paralajmërime janë bërë se vala e të nxehtit do të vijojë ende për shumë vende. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34