Top Channel/ Moska po forcon lidhjet me shtetet e tjera? Zelensky: Koreja Veriut dërgon ushtarë atje
14/10/2024 20:27

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë dhe armë në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë. Mediat ukrainase së fundi kanë raportuar se gjashtë pjesëtarë të personelit ushtarak të Koresë së Veriut u vranë në një sulm ajror ukrainas në rajonin ukrainas të Donjeckut – të pushtuar nga Rusia – më 3 tetor. Raportimet e mediave ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur, por gjatë adresimit të tij në orët e vona të 13 tetori, Zelensky për herë të parë përsëriti këtë pretendim. “Kjo më nuk është çështje vetëm e transferimit të armëve. Tashmë ka të bëjë me transferimin e njerëzve nga Koreja e Veriut për te forcat e ushtrisë okupuese”, tha ai. Zelensky nuk ofroi dëshmi për të mbështetur këtë pretendim, por spekulimi mbi rolin e Koresë së Veriut në konflikt është rritur në mesin e shenjave se Moska po forcon lidhjet me shtetet sikurse Koreja e Veriut dhe Irani, pas pothuajse 32 muajsh që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Instituti për Studim të Luftës, me seli në Uashington, së fundi ka raportuar se qindra trupa të Koresë së Veriut kanë arritur në Rusi dhe po përgatiten që të dislokohen në Ukrainë. Koreja e Veriut raportohet se i ka ofruar Moskës armë dhe municion, që Rusia i përdor kundër Ukrainës. Shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut ka pretenduar se Pheniani e ka furnizuar Moskën me municione të artilerisë dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi. Kremlini ka hedhur poshtë këto pretendime, por nuk ka komentuar lidhur me deklaratën e Zelenskyt. Zelensky tha se dislokimi vë në pah nevojën e Ukrainës për “më shumë mbështetje” nga partnerët e saj perëndimorë për të “rritur presionin ndaj Rusisë” dhe për të parandaluar “një luftë më të madhe”. Presidenti ukrainas javën e kaluar vizitoi Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë dhe u kërkoi partnerëve të Kievit që të vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Kievin. Situata në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme pritet të jetë në krye të agjendës gjatë takimit mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe udhëheqësit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës në Berlin më vonë gjatë javës.

Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38