Top Channel/ Moska, përpjekje për të minuar qeverinë shqiptare? Rama deklarata të forta!
30/08/2024 19:06

Edi Rama gjatë intervistës në me gazetarin Steve Clemons në Forumin që po mbahet në Pragë, u është përgjigjur disa pyetjeve me rëndësi për vendin tonë dhe rajonin. Clemons iu drejtua kreut të ekzekutivit të Shqipërisë me pyetjen nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për të minuar qeverinë shqiptare. Rama u shpreh se me Rusinë “nuk kemi ndonjë mall” dhe as konflikt, dhe se nuk munden që të gjejnë spiunë brenda territorit shqiptar. Por ai tha se Rusia mund të bëhet problem për pjesën tjetër të Ballkanit, dhe se kjo është arsyeja se përse duhet të shuhet konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se është me rëndësi që kjo e fundit të mbahet “në anët tona”. “Për shkak të historisë sonë, ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës, Praga për ne ka qenë po aq e paarritshme sa Parisi në komunizëm… Dhe kur rusët vendosën të hiqnin qafe Stalinin, ne i qëndruam stoik. Duke qëndruar te Stalini dhe duke qenë stalinist deri në ’90, na bënte vendin më pak interesant për Rusinë. Deri sot s’ka pasur një vizitë në Moskë dhe askënd se ka marrë malli. Ne nuk duam asgjë të keqe për Rusinë …. Sa i përket Rusisë nuk jemi të interesuar, kështu që ajo nuk mund të gjejë spiunë të gatshëm t’i shërbejnë për pak para. Kemi pasur disa gjëra në përziere, por asgjë të madhe. Aty ku mund të jetë vërtetë problem është në pjesë të tjera të Ballkanit, dhe ndaj na duhet që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, dhe na duhet ta mbajmë Serbinë sa më shumë në anën tonë”, tha Rama.

Top Channel/ Kos tregon kur hyjmë në BE/ “Shqipëria mbyllë negociatat vitin e ardhshëm”
27/11 15:13
Top Channel/ “S’kërkojmë dhurata, duam maksimumin e detyrave”, Rama: Do i përmbushim pikë për pikë
27/11 14:21
Top Channel/ Rama në konferencë me Kos/ Dera e BE-së është e hapur, Ballkani duhet të nxitojë
27/11 14:04
Top Channel/ “Ne deputetët të heqim dorë nga dietat”, rrëzohet amendamenti i Leskajt në Kuvend
27/11 13:48
Top Channel “Në 2030 në BE” Rama konferencë me Kos: Rruga përpara nuk është e lehtë
27/11 13:21
Top Channel/ “Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë 15%” Marta Kos: Rrugët tregtare në presion
27/11 12:56
Top Channel/ Rama: Shqipëria nuk do të lërë asnjë detyrë pa përmbushur në rrugën drejt BE-së
27/11 12:48
Top Channel/ Kuvendi kalon buxhetin 10 mld euro, Kuvendi rrëzon të gjitha amendamentet e opozitës
27/11 12:16
Top Channel/ Opozita përballë Marta Kos, Muçi kritikon mbështetjen për Ramën, kërkon qeveri kujdestare
27/11 12:13
Top Channel/ “Kemi shumë rrugë për të bërë” kryeministri Rama: BE gati të na ndihmojë
27/11 10:44
Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03