Top Channel/ Moska lumë raketash mbi Kiev. Sulmon me dronë edhe Ukraina
20/09/2025 22:59

Sulmet me dronë si nga Rusia dhe Ukraina shkaktuan viktima të tjera në të dy vendet. Presidenti Zelenski tha se objektiv i Moskës është frikësimi i popullsisë dhe dëmtimi i infrastrukturës. Të paktën tre persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën gjatë sulmit të fundit ajror rus në Ukrainë, njoftoi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky. Ai thotë se rajone në të gjithë vendin u shënjestruan si pjesë e një "strategjie të qëllimshme" për të "frikësuar civilët dhe shkatërruar infrastrukturën". Forcat ajrore të Ukrainës deklaruan se Moska lëshoi 619 dronë dhe raketa. Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se në "sulmin e saj masiv" përdori "armë precize" dhe shënjestroi objekte ushtarako-industriale. Po ashtu Rusia deklaroi se katër persona u vranë në një sulm ukrainas me dron në rajonin e Samarës. Kievi goditi edhe një rafineri të madhe nafte atje. Zelensky tha të shtunën se planifikonte të takohej me homologun amerikan Donald Trump në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju Jork javën e ardhshme. Sulmet ndërkufitare me dronë janë bërë një kthyer në taktikën më të spikatur të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Në korrik, një sulm intensiv me dronë ukrainas detyroi mbylljen e përkohshme të të gjitha aeroporteve të Moskës. Kiev shënjestron në mënyrë sistematike objektet e prodhimit dhe përpunimit të naftës ruse, por edhe pika të tjera kyçe industriale, që luajnë një rol kyç për vijimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ndërkohë, Moska ka përshkallëzuar sulmet e saj ajrore ndaj Ukrainës javët e fundit, ndërsa Kievi dhe aleatët e saj perëndimorë - përfshirë SHBA-në - vazhdojnë të bëjnë thirrje për një armëpushim.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30