Zyrtarë ushtarakë rusë njoftuan se 5 ushtarë që ukrainas që tentuan të kalonin kufirin rus, janë qëlluar për vdekje. Reuters citon një kabllogramë të zyrtarëve në fjalë ku pohohej se “forcat ruse kishin parandaluar sabotatorët në kufi” dhe se në rajonin Rostov ishin shkatërruar pajisje ushtarake ukrainase. Kiev ii ka hedhur poshtë të tilla pretendime. Ministria e jashtme e Ukrainës tha se raportet e Moskës ishin “lajme të rreme”.