Vendimi i Turqisë për të bllokuar disa luftanije ruse që të kalojnë nëpër ujërat e saj në Detin e Zi në kohën kur kriza e Ukrainës ka mbërritur pikën e saj kulmore, ka egëruar Rusinë. Edhe pse një lëvizje e tillë mund të ndihmojë në riparimin e marrëdhënieve të saj me NATO-n, Ankaraja tani rrezikon hakmarrjen e Moskës. Grumbullimi i luftanijeve ruse që presin dritën jeshile për të kaluar, do të kthehet në një test për vendosmërinë e Ankarasë gjatë ditëve në vijim dhe do të tregojë se sa larg është gati ajo që të shkojë në animin e ekuilibrit të saj unik diplomatik mes lindjes dhe perëndimit.