Top Channel/ “Moska blen armë nga Koreja e Veriut”. Vota në OKB e Rusisë nxiti akuzat e Perëndimit
28/03/2024 22:12

Vendim i Rusisë për të vendosur veton ndaj një rezolute të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shfuqizon nmekanizmin që mbikëqyrte zbatimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut për programin e saj bërthamor, ngre mjaft pikëpyetje, sipas mediave botërore. Pavarësisht se në të kaluarën e kishte mbështetur, këtë të enjtë në ndryshe nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit që votuan në favor, Moska votoi kundër, ndërsa Kina abstenoi. Ky votim nxiti akuzat e Perëndimit se Moska po vepron për të fshehur blerjen e armëve nga Koreja e Veriut për luftën e saj në Ukrainë, duke shkelur sanksionet e OKB-së. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit do të mundësonte zgjatjen e mandatit të ekspertëve mbikëqyrës për zbatimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut edhe për një vit, por vetoja e Rusisë i dha fund këtij mekanizmi, ndonëse sanksionet ndaj Koresë së Veriut ende mbesin në fuqi. Zëvendës ambasadori amerikan Robert Ëood i tha këshillit pas votimit se vetoja e Rusisë nuk ishte asgjë më shumë se “një përpjekje e një anëtari të këshillit për të mbyllur hetimet e pavarura objektive” për shkeljen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut. Ambasadorja britanike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Barbara Ëoodëard tha se vetoja ruse erdhi pas marrëveshjeve të armatimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut në kundërshtim me sanksionet e OKB-së, përfshirë “transferimin e raketave balistike, të cilat Rusia i ka përdorur në sulmin e saj të jashtëligjshëm ndaj Ukrainës që nga fillimi i këtij viti.” Veton ruse e dënoi edhe Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, i cili akuzoi Moskën se me këtë vendim synon të fshehë bashkëpunimin e saj ushtarak me “Veprimet e Rusisë kanë minuar në mënyrë cinike paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Gjithcka ka ndodhur për të çuar përpara pazarin korruptiv që Moska ka arritur me Korenë e Veriut ” Ndërkohë për ambasadorin rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Vassily Nebenzia sanksionet e perëndimit për Korenë e Veriut ishin të parëndësishme. Pamjet: AFP

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24