Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me debat pas rrëzimit të kërkesës me mocion të opozitës për çështjen “Xibraka”. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme qëndrimin e mazhorancës lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat. Çuçi tha se këto çështje tashmë janë ezauruar nga gjykatat dhe debatet parlamentare, përfshi këtu edhe komisionet hetimore.