Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar me forcë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Vecanërisht e ashpër në reagimin e saj ka qenë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila shkroi në Facebook se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe “janë dritëshkurtra dhe përçarëse”.