Sali Berisha u shfaq nga shtëpia në seli përmes teknologjisë për të bërë bilancin e protestës së opozitës ku ishin premtuar surpriza të mëdha, por mosbindja e tyre civile rezultoi të ishte skenar i njohur jo vetëm për demokratët, por edhe për kundërshtarin politik. Me tone kërcënuese lideri i opozitës paralajmëroi se protesta e 7 tetorit ishte vetëm 1 nga 77 format mosbindjes civile që opozita do verë në zbatim për realizimin e kërkesës për krijimin e qeverisë teknike pa Edi Ramën kryeminsitër.